Dugolli: Ka pasur lëshime në Uashington
Profesori i UP-së, Bujar Dugolli, tha se Kosova nuk po shihet që ka përfituar dicka nga kjo marrëveshje Kosovë-Serbi
“Këtu nuk bëhet fjalë për një marrëveshje dy palëshe, mes dy shteteve të cilat janë në një konflikt të ngrirë, sepse secila palë ka nënshkruar një dokument zotimi, një zotim për objektivat apo angazhimet e veta dhe në njëfar mënyre as nga aspekti ekonomik, as nga aspekti ndërkombëtarë , as nga aspekti juridik nuk ka një masë të tillë, një garantues i cili thot se pala X ose Y nëse nuk e zbaton këtë do të ketë saksione ose do të ketë dicka të ngjajshme”.
“Ta lëmë aspektin figurativ, të dukjes apo kompozitetit, ne po flasim për një dokument i cili na është servuar, unë vlerësoj që po t’i analizojmë në aspektin që i shohim, në përjashtim, njohja nga Izraeli që vjen si intervenim i drejtpërdrejt i presidentit Trump, asgjë tjetër nuk shihet që është në të mirë të Kosovës”.
“Nga aspekti real i politikës nuk ka as miqësi të përjetshme, as armiqësi të përjetshme që nënkupton se edhe SHBA, konkretisht administrate aktuale e sheh problem Kinën por nuk e sheh problem Rusinë, pra me disa lëshime që vet Grenell nga fillimi i presionit për heqjen e tarifës deri te heqja e reciprocitetit, deri te hjekja e pikës 10-të për njohjen reciproke nënkupton hapur që ata kanë përfillë kërkesat e palës serbe por në këtë rast Kosova nuk po shihet që ka përfituar dicka nga kjo marrëveshje. Përkundazi madje disa janë të dëmshme”.























