Ilazi uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vti të ri shkollor
Kryetari i Komunës së Kacanikut, Besim Ilazi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për suksese të reja.
Me këtë rast kryetari Ilazi i shoqëruar nga drejtori i Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda, vizituan Shkollën Fillore “ Emin Duraku” në Kaçanik, Shkollën Fillore “ Idriz Seferi” në Bob si dhe paralelen e ndarë në Kovaqec.
Kryetari Ilazi uroi për një fillim të mbarë të vitit shkollor, duke shtuar se ky vit i ka edhe specifikat e veta për shkak të pandemisë COVID.
Edhe drejtori i Arsimit Zahir Doda uroi për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa tha se në koordinim me shkollat, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme sipas udhëzimeve të IKSHP-së për sigurinë e Shëndetit të nxënësve si dhe mësimdhënësve.



























