Protestë lundër punimeve në rrugën `Nënë Tereza” në Gjakovë

Protestë lundër punimeve në rrugën `Nënë Tereza” në Gjakovë

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës, se sot me datë 16.09.2020 (e Mërkure), ora 10:00, do të vazhdoj PROTESTA kundër punimeve që kanë filluar për zgjerimin e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Si Iniciativë Qytetare, përmes kësaj proteste kërkojmë që menjëherë Komuna e Gjakovës dhe kryetari  Ardian Gjini të ndërpres punimet në qendër të Gjakovës, deri në publikimin e projektit, debatit me qytetarë dhe realizimin e procedurave ligjore.
 
Si banorë, biznese dhe qytetarë të Gjakovës, presim përkrahje nga Organizatat e Shoqërisë Civile, biçiklistët, përsonat me aftësi të kufizuar, ambientalistët, arkitektët, asambleistët e Kuvendit Komunal në Gjakovë dhe gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Protestojmë me masa mbrojtëse, në distancë dhe në mënyrë të qetë.
 
Protesta zhvillohet në ora 10:00 te hyrja e rruges Nëna Terezë (afër TEB-bankes), në Gjakovë.
Me respekt,
Iniciativa Qytetare kundër degradimit të rrugës “Nënë Tereza” – Qendra e Qytetit- Gjakovë


MË SHUME NGA Nacionale