Kamenicë, vazhdojnë punimet në bulevard

Kamenicë, vazhdojnë punimet në bulevard

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë ditës së sotme ka treguar se janë duke vazhduar punët për ndërtimin e bulevardit.

Ai ka thënë se është duke u punuar në rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

“Me përkushtim e punë, suksesi gjithmonë është i garantuar. Në mesin e shumë punëve që po kryhen në komunën tonë, edhe punimet për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore po vazhdojnë në kuadër të projektit për bulevardin e qytetit. Faleminderit gjithë kolegëve, që pavarësisht temperaturave po japin maksimumin e tyre në implementimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm për qytetarët tanë”, ka thënë ai.

Lidhur me punimet në ndërtimin e bulevardit, menaxheri i kontratës nga komuna, Leotrim Spahiu, ka treguar punët që janë kryer dhe ato që janë në proces.

“Punët në ndërtimin e bulevardit janë duke vazhduar. Deri më tani është bërë mobilizimi dhe organizimi i punishtës. Po ashtu janë përfunduar instalimet kryesore të kanalizimit fekal, instalimet e kanalizimit kabllor, ndërsa tani jemi në proces të instalimeve të ujësjellësit. Si dhe është duke u bërë përgatitja e dyshemesë për faza tjera”, ka thënë Spahiu.


MË SHUME NGA Nacionale