40 metra i gjatë, del në shitje skeleti i një dinosauri

40 metra i gjatë, del në shitje skeleti i një dinosauri

Skeleti i një prej dinosaurëve më të mëdhenj grabitqarë pritet të dalë në shitje në muajin tetor. Shtëpia britanike e ankandeve “Christie” do ta ekspozojë fillimisht për publikun, pastaj pritet të dale në ankand.

Skeleti i species gjigande, sipas shkëncëtarëve, është përafërsisht 67 milionë vjeçar. Ai u zbulua fillimisht në 1987 në Dakotën e Jugut nga paleontologu amator Stan Sacrison.

Dinosauri i quajtur STAN është 40 metra i gjatë dhe 13 metra i lartë. Ai gjithashtu shquhet për dy rruaza të ngjitura që shkencëtarët kanë identifikuar në qafën e tij. Mendohet se dinosauri mbijetoi me qafë të thyer.

STAN do të jetë i dukshëm për publikun përmes dritareve të Christie nga trotuari, nga e mërkura deri në mes të tetorit në Manhattan.