Mësimi në shkollën “Meto Bajraktari” po zhvillohet normalisht,

Mësimi në shkollën “Meto Bajraktari” po zhvillohet normalisht,

Në shkollën “Meto Bajraktari”, në kryeqytet masat anti-Covid po respektohen si nga nxënësit po ashtu edhe nga mësimdhënësit.

Nxënësit të rreshtuar para objektit të shkollës kanë pritur që të masin temperaturën një nga një. Ata ishin të pajisur edhe me maska dhe në çdo klasë gjendeshin dezinfektues. 

Drejtoresha e shkollës Zana Zeqiri, tha për Ekonomia Online se procesi mësimor është duke shkuar shumë mirë edhe përkundër faktit se është java e parë që mësimi zhvillohet në këtë formë.