Gastronomët nuk durojnë më, organizojnë protestë të premten

Gastronomët nuk durojnë më, organizojnë protestë të premten

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka marrë vendim që të premten e ardhshme, të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e tyre, thuhet se kërkesat që ata ia adresuan Qeverisë së vendit, nuk u plotësuan dhe kështu ata kanë vendosur që të mbajnë protestë.

Ata kishin kërkuar që t’u zgjatet orari që të mund t’i mbajnë lokalet e tyre të hapura.

“I bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve, punëtorëve, dhe çdo qytetari të Republikës së Kosovës që me datën 25.09.2020 nga ora 14:00 – 15:00, të mbyllin bizneset e tyre dhe të na bashkangjiten në ora 14:00 para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që të dorëzojmë kuponat fiskal”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Nacionale