“Isa Boletini” e “Fehmi Agani”, të gatshëm të bashkëpunojnë për arsim

“Isa Boletini” e “Fehmi Agani”, të gatshëm të bashkëpunojnë për arsim

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFH), do të bashkëpunojnë ngushtë për hapjen e programeve të përbashkëta në të mirë të studentëve.

Për këtë u bisedua të premten në një takim të përbashkët të rektorit të UMIB-it, Alush Musaj dhe atij të UGJFA-së, Artan Nimanit, i cili vizitoi kampusin universitar në Mitrovicë.

Rektori Musaj, e falënderoi për vizitën homologun nga Gjakova, dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve.

Ai theksoi se kapacitetet që kanë këto dy universitete në këtë rast, por edhe universitetet tjera publike, por ato private duhet të ofrohen në të mirë të studentëve dhe stafit akademik pa përjashtim.

“Jemi të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim në të mirë të ngritjes profesionale të studentëve tanë, duke shfrytëzuar mundësitë që ofrojnë universitetet tona”, tha ai.