Rrahje te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, shumë policë në vendngjarje

Rrahje te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, shumë policë në vendngjarje

Para pak çastesh një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.

Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll .

RTKLive ka siguruar edhe pamje nga kjo rrahje, ndërsa dëshimtarët kanë thënë se bëhet fjalë për rrahje ndërmjet disa personave.

Po ashtu, nga kjo ngjarje ka edhe të arrestuar. Detaje tjera sjellim më vonë pas konfirmimit nga policia. /RTKLive/