23:01 / 18.09.2020
Policia konfirmon rrahjen masive te “Kafet e Vogla”, arrestohen tre persona
Një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.
Ashtu siç raportoi RTKLive, ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.
Tashmë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (te Kafet e Vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. /RTKLive/























