Dielli nis ciklin e ri, priten njolla e stuhi diellore

Dielli nis ciklin e ri, priten njolla e stuhi diellore

Tani është zyrtare: Dielli ka hyrë në ciklin e 25 diellor. Në fakt, kjo ka ndodhur që dhjetorin e shkuar por janë dashur disa muaj analiza para se të konfirmohej nga ekspertët e NASA-s.

Një cikël diellor është një periudhë prej afro 11 vitesh në të cilën ylli ynë kalon nga një aktivitet minimal në atë maksimal, karakterizuar nga një rritje progresive dhe më pas nga një rënie e numrit të njollave diellore dhe të shpërthimeve në sipërfaqe. Këto të fundit shkaktojnë stuhi pjesëzash me ngarkesë që ndikojnë në fushën magnetike të tokës.

Më intensivet mund të shkaktojnë edhe probleme për satelitët, linjat elektrike në lartësi të mëdha dhe telekomunikacion. Dielli ka patur sidoqoftë një numër më të madh ciklesh; ai aktual është i 25 që nga 1755 kur pas vëzhgimesh të kujdesshme të njollave diellore, ka nisur cikli i parë i erës moderne.

Por si do të jetë cikli që sapo ka filluar? Sipas shkencëtarëve, nuk do të jetë shumë i ndryshëm nga ai paraprak, i karakterizuar me aktivitet modest. Ndërkohë, tani ka edhe nëntë sonda të reja që vëzhgojnë diellin tonë.

 


MË SHUME NGA Kuriozitete