Pejë, dënohen 7 kompani të transportit publik, s`përfillën masat Anti-Covid

Pejë, dënohen 7 kompani të transportit publik, s`përfillën masat Anti-Covid

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Drejtorisë Rajonale në Pejë, që nga 21.09.2020 ka filluar implementimin e planit operacional për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik. Ky aktivitet policor është marrë me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020-21, ku kemi edhe rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik.

“Kështu që më 21.09.2020 në orët e mëngjesit është filluar me aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detaj te të gjitha subjekteve që ofrojnë transport publik (autobus, kombibus, si dhe taksive), e që sipas vendimeve të Qeverisë obligohen të punojnë me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar”, thekson komunikata.

Ndërkaq theksohet se Policia e Kosovës në rajonin e Pejës më saktë Njësia e komunikacionit rrugor në Pejë, në implementim të këtij plani gjatë ditës së parë të aktivitetit, ka lëshuar 7 (shtatë) fletë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtar që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, për mos bartjen e maskave.

Ndërsa është bërë e ditur se një aktiviteti i tillë do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.