Ahmeti dhe Abrashi me plane të rëndësishme për Prishtinën

Ahmeti dhe Abrashi me plane të rëndësishme për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se së shpejti do të nisin edhe disa projekte konkrete për kryeqytetin sa i përket infrastrukturës, plane këto pas takimit me ministrin, Arban Abrashi.

Ky është postimi i Ahmetit:

Sot, i shoqëruar nga nënkryetari Selim Pacolli dhe Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm e Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave takuam bashkë Ministrin e Infrastrukturës e Ambientit Arban Abrashi.

Gjatë takimit diskutuam projektet konkrete shumë të rëndësishme për Prishtinën të cilat i takojnë bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Ambientit dhe rishikimi i planeve dinamike lidhur me këto projekte.

Ndërtimi i rrugës A do të mundësojë lidhjen e lagjes së Spitalit dhe lagjes Kalabria dhe do të lehtësojë shkarkimin e trafikut në qytet e zhvillimin e punimmeve për vazhdimin e rrugës B dhe kolektorëve. Me zbatimin e këtyre projekteve përfundohet një pjesë e rëndësishme e investimeve në infrastrukturën rrugore në Prishtinë duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve.


MË SHUME NGA Nacionale