Drenasi miraton buxhetin për vitin 2021

Drenasi miraton buxhetin për vitin 2021

Komuna e Drenasit ka miratuar miraton buxhetin për vitin 2021 me 22 vota për, ndërsa kanë qenë 3 abstenime e 2 kundër.

Njoftimi i plotë:

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës , ku për diskutim ishin dhjetë (10) pika për rend dite, mirëpo me propozimin e dy (2) pikave nga ekzekutivi dhe një (1) nga legjislativi, është miratuar rendi i ditës. Propozimet nga ekzekutivi ishin pikat; propozim vendimi për transferin e rezervës buxhetore dhe Raporti periodik i zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe nga legjislativi Raport mbi ecurinë e fillimit të procesit mësimor në Komunën e Drenasit. Ndër pikat e rendit të ditës ka qenë edhe propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2021 dhe parashikimi i buxhetit për vitet 2020-2023.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;  

Procesverbali i mbledhje së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 31.08.2020 ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi i Buxhetit të Komunës për vitin 2021 dhe parashikimi i Buxhetit për vitet 2022-2023 ka kaluar me 22 vota për, ndërsa kanë qenë 3 abstenime e 2 kundër.

Propozim vendim për këmbimin e njësive të ndërtesave (banesave) në zonën kadastrale në Drenas, ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave të paluajtshme (njësive të ndërtesave-Banesat) në parcelën nr 743-1 në zonën kadastrale në Drenas, ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit për definimin dhe parcelizimin e të gjithave varrezave të cilat ndodhen në pronën komunale në Komunën e Drenasit, ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e Bustit të Heroit të Kombit Fetah Kiqina, ka kaluar me vota unanime.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, është diskutuar.

Plani i implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ka kaluar me vota unanime.

Raporti i Performancës Komunale për vitin 2019, është diskutuar nga anëtarët e Kuvendit.

Propozim vendimi për transferin e rezervës buxhetore, ka kaluar me vota unanime.

Raporti periodik i zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, është diskutuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit

Po ashtu është diskutuar edhe Raport mbi ecurinë e fillimit të procesit mësimor në Komunën e Drenasit.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia covid-19 dhe zbatimit të rekomandimeve nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës është mbajtur në Sallën e Kulturës dhe nuk janë krijuar kushtet që mbledhja të transmetohet online përmes ueb faqes së Komunës dhe kanalit zyrtar YouTube, megjithatë mbledhja është në audio incizim. Salla e Kulturës është dezinfektuar para se të mbahet takimi i Kuvendit.


MË SHUME NGA Nacionale