QKMF në Klinë pajiset me ultrazë moderne dhe rëntgen të ri

QKMF në Klinë pajiset me ultrazë moderne dhe rëntgen të ri

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë është pajisur me një ultrazë moderne dhe po ashtu edhe me rëntgen të ri, duke e kompletuar kështu digjitalizimin e kabinetit të radiologjisë.

Po ashtu, po vazhdon puna për renovimin e sallës së trajnimeve “Dr. Gjon Gjidoda”, investime këto nga buxheti komunal.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka vizituar QKMF-në, ku është pritur nga u.d. i drejtorit të DSHMS z. Driton Berisha, u.d. i drejtorit të QKMF-së doktor Anton Shllaku dhe stafi mjekësor, dhe ka parë nga afër pajisjet e reja dhe punimet që po bëhen.

Elezaj theksoi se Komuna e Klinës gjatë këtij mandati ka bërë investime të rëndësishme në shëndetësi dhe po ashtu edhe për vitin e ardhshëm janë paraparë investime, veçanërisht në sigurimin e pajisjeve të nevojshme mjekësore, që do të ndikojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Në QKMF gjithashtu ka filluar projekti për renovim, inventarizim dhe furnizim me pajisje për laboratorin, donacion nga KFOR-i turk.

Ndërsa po vazhdon puna edhe për ndërtimin e QMF-së në Ujmirë, renovimi i AMF-ve në fshatrat Shtupel dhe Drenoc, investime nga buxheti komunal.


MË SHUME NGA Nacionale