Abrashi e Haliti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Abrashi e Haliti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.

Ministri Abrashi tha se projektet që do të kryhen në Viti, mundësojnë lidhjen e qytetit me fshatra, e që do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik.

Ministri tha se ka në prioritet kompletimin e infrastrukturës së komunave me impakt në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, duke krijuar vende të reja të punës.

Njëri ndër projektet më të rëndësishme që do ta financojë Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Vitisë, është rruga Viti-Kerbliq-Kaçanik, e ndarë me faza dhe parashihen 2 milionë e 100 mijë euro deri te përfundimi i saj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se qytetarët kanë nevojë për këtë rrugë, e cila do të ndikojë në zhvillimin e fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik.