​120 të rinj certifikohen në ndërmarrësi me përkrahje të MKRS-së

​120 të rinj certifikohen në ndërmarrësi me përkrahje të MKRS-së

Në kuadër të programit të edukimit joformal që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në politikat e saj për përkrahjen dhe avancimin e rinisë në Republikën e Kosovës, sot janë certifikuar 120 të rinj në fushën e ndërmarrësisë në Pejë e Gjakovë.

Projektet e trajnimit në këto dy qytete në fushën e ndërmarrësisë janë financuar nga MKRS-ja dhe kanë për synim që t’i nxisin të rinjtë në biznes dhe t’i përgatisin për tregun e punës.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se është e rëndësishme që këto trajnime të përkthehen në hapje të bizneseve nga vetë këta të rinj.

“Uroj që ky trajnim t’iu përkthehet në punësime dhe në hapje te biznese të vogla që në të ardhmen mund të zgjerohen. Ne e dimë që Kosova po kalon në një gjendje të rëndë pandemie, por për mua si ministre ka qenë befasi ky interesim kaq i madh”, tha ajo duke shtuar se vitin e ardhshëm synojnë ta rrisin buxhetin për rini.

“Ne si MKRS po punojmë në draft ligje për të rinjtë. Nga pako e rimëkëmbjes janë ndarë për të rinjtë në vlerë prej 5 milionë euro”, tha ajo.

Teksa ka folur për mbështetjen Qeveria Hoti që po jep për rininë, Dumoshi përmendi edhe pakon e rimëkëmbjes, ku tha se MKRS-së i është ndarë një buxhet emergjent edhe për rininë.

"Jemi duke punuar në projektligjin për rininë dhe tashmë do ta ndryshojmë moshën e cila do të përfshijë të rinjtë nga 15-29 vjeç. Gjithashtu do ta ndryshojmë edhe çështjen e vullnetarizmit, e cila do të njihet si një përvojë e të rinjve. Sa i përket pakos së rimëkëmbjes, kemi paraparë edhe një pjesë për rininë por që fatkeqësisht këto ditë po e shohim Kuvendin që nuk po e aprovon, ku në këtë pako janë të parapara për mbështetje mbi 1 milion euro për rini", tha ministrja Dumoshi.


MË SHUME NGA Nacionale