Arkeologët zbulojnë të varrosur 27 arkivole të lashta prej druri

Arkeologët zbulojnë të varrosur 27 arkivole të lashta prej druri

27 sarkofagë që u varrosën 2.500 vjet më parë janë zbuluar në Egjipt në atë që besohet të jetë gjetja më e madhe e llojit të tij.

Arkeologët që punonin në nekropolin antik Saqqara pranë Kajros zbuluan koleksionin e pabesueshëm.

Fillimisht vetëm 13 sarkofagë u gjetën në fillim të këtij muaji, por përpjekjet e mëtejshme kanë zbuluar edhe 14 të tjerë, raporton BBC.

Në një deklaratë të Shtunën, Ministria e Antikitetit e Egjiptit tha: “Studimet fillestare tregojnë se këto arkivole janë mbyllur plotësisht dhe nuk janë hapur që kur u varrosën”, shkruan DailyMail.

Zbulimi besohet të jetë më i madhi në llojin e tij ndonjëherë dhe deklarata e ministrisë tha se ata shpresonin të zbulonin “më shumë sekrete”.

Krahas sarkofagëve prej druri, statuja dhe objekte më të vogla u zbuluan gjithashtu nga ekipi arkeologjik.

Megjithëse ishte zbuluar më herët, ministria vonoi njoftimin e lajmit derisa Ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani të mund të vizitonte vetë vendin e gërmimit për të inspektuar sarkofagët.