Ja sa do të jenë çmimet e parkingut në kryeqytet nga muaji tetor

Ja sa do të jenë çmimet e parkingut në kryeqytet nga muaji tetor

Komuna e Prishtinës do të nisë të finalizojë projektin “Prishtina Parking”.

Liridon Restelica nga “Prishtina Parking” ka thënë se parkingu do të realizohet në tri zona, Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3.

“Në parkingjet e mëdha si përshembull te stadiumi, ora e parkingut do të jetë 0.30 cent, ndërsa parkingu në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 EUR/ora, ku mund të qëndroni deri në 2 orë, ose mund të paguani parkingun ditor 7.5 EUR”, ka thënë Restelica në Kanal 10.

Për qytetarët të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 EUR për parking, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 EUR/muaji dhe për automjetin e tretë 45 EUR/muaji.

I gjithë projekti pritet të përfundojë deri në 12 tetor, ndërsa kush nuk respekton rregulloren e re, do të gjobitet.


MË SHUME NGA Nacionale