Në Spitalin e Pejës 16 pacientë me COVID-19,2 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës 16 pacientë me COVID-19,2 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 16 pacientë me COVID-19. Prej tyre 10 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta dy pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në njoftim bëhet e ditur se nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 1 punëtor i shërbimeve teknike.

Ndryshe, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 544 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 46 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

382 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,265 analiza. 10 operacione janë kryer gjatë vikendit, ndërsa janë lindur 13 foshnje, 8 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.