Rojtarja e kopshtit zoologjik, sulmohet egërsisht nga gorilla

Rojtarja e kopshtit zoologjik, sulmohet egërsisht nga gorilla

Një rojtare e kopshtit zoologjik është copëtuar egërsisht nga një gorillë që ajo e rriti që nga lindja.

Gruaja, 46-vjeçare, mbeti me dy duar të thyera dhe gjoks dhe kokë të lënduar pas sulmit në kopshtin zoologjik të Madridit.  

Malabo, një gorillë 29-vjeçare mashkull, arriti të thyente tri dyer për të arritur në ambientet e brendshme të kopshtit zoologjik, ndërsa mirëmbajtësja e kopshtit zoologjik po vazhdonte me rutinën e zakonshme të mëngjesit. 

Ajo u stabilizua nga ndihmësit në vendin e ngjarjes përpara se të dërgohej në një spital të Madridit në një gjendje të rëndë.

Policia komunale e Madridit ka marrë përsipër hetimin pasi është klasifikuar si një aksident pune.