Gjilani me 73 raste aktive me COVID-19

Gjilani me 73 raste aktive me COVID-19

Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur të hënën takimin e radhës.

Nga ky takim u konfirmua se janë 73 raste aktive në këtë komunë.

Gjendja e përgjithshme është kjo: 1008 të infektuar në total, 891 të shëruar, 73 raste aktive, 44 të vdekur, 12 të hospitalizuar dhe 12 mostra në pritje.