VIDEO-Mbahet Samiti për Antigjipsizmin
BKT
Kosovë

VIDEO-Mbahet Samiti për Antigjipsizmin

RTKlive

Sot duke filluar nga ora 10:00 në Sirius Hotel – Prishtinë për herë të parë “Ojq VoRAE“ në bashkëpunim me “Terre des hommes - Kosovo ” dhe “ Advancing Together - AT” po organizojnë Samitin për Antigjipsizmin.

Isak Skenderi, drejtor Ekzekutiv i VoRAE, tha për RTK se samiti për antigjipsizmin ka qëllim shpalosjen e rëndësisë së luftimit të antigjipizmit, gjuhës së urrejtjës, mënyrat e manifestimit të këtij fenomeni, rrugën e njohjes dhe eliminimin e Antigjipsizmit në Kosovë, po ashtu rolin dhe rëndësinë e grave rome në këtë proces.

Ai bëri me dije se do tënketë dy sesione. "Sesioni i parë lshtë "Antigjipsimi si fenomen, mënyrat e manifestimit, rrugët e njohjes dhe eliminimin e këtij fenomeni në Kosovë dhe Sesioni i dytë: Adresimi i Antigjipsizmit në nivel të EU dhe prezantimi i praktikave të mira", tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë