QKMF në Kaçanik furnizohet me autoambulancë të re
BKT
Kosovë

QKMF në Kaçanik furnizohet me autoambulancë të re

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, dorëzuan qelësat e autoambulancës së re Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik Sinan Zeneli.

Kryetari Ilazi tha se kjo autoambulancë e re është investim komunal, dhe është pjesë e politikës komunale për krijimin e kushteve sa më cilësore në shëndetësi. Kryetari poashtu përgëzoi stafin e mjekësor për menaxhimin e mirë të Pandemisë, ku komuna jonë ka hyrë në mesin e pesë komunave për menaxhimin e mirë të situatës.

Drejtori i QKMF-së në Kaçanik Sinan Zeneli tha se kjo autoambulancë do të plotësojë nevojën e madhe për këtë institucion, ku për shkak të pandemisë COVID është shtuar edhe fluksi i punëve.


MË SHUME NGA Kosovë