09:13 / 04.10.2020
Protestojnë sot banorët e fshatrave të Shtërpcës
Banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës do të protestojnë sot duke bllokuar rrugën Brezovicë – Ferizaj
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet nga ora 10:00, deri në orën 11:00, te “Ura e Haxhisë”, për shkak të gjendjes së keqe të rrugës, e cila nuk po rregullohet nga operatori ekonomik që është kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Kjo protestë mbështet dhe përkrahet nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET.























