Qendra për Punë Sociale në Shtime bëhet me dhomë miqësore për fëmijë
BKT
Kosovë

Qendra për Punë Sociale në Shtime bëhet me dhomë miqësore për fëmijë

Në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Shtime, është rregulluar “Dhoma Miqësore për Fëmijë”, e cila do të shërbejë për këshillim të fëmijëve dhe shërbimeve për të rinjtë brenda kësaj qendre.

Organizata bamirëse amerikane LDS Charities në bashkëpunim me Komunën e Shtimes kane rregulluar këtë hapësirë brenda QPS-së, në vlerë prej 2 995 eurove, e cila përfshinë vizatime në muret e dhomës së shërbimeve, mobilim i dhomës, lodra, figura, lojëra, shikim të televizionit (programe për fëmijë), ndërsa ky projekt në fokus ka përmirësimin e shërbimeve sociale.

Lidhur me këtë projekt, kanë qëndruar në QPS, nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi si dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Musa Baftiu, ndërsa ky i fundit tha se përmes kësaj do të ofrohet ndihmë psiko – sociale për fëmijët që ballafaqohen me probleme familjare, por edhe me nevoja të veçanta si dhe një ambient më i përshtatshëm për punëtorin social që të ketë më të lehtë ofrimin e shërbimeve.

Po ashtu, drejtori i QPS-së, Burim Fazliu në emër të Stafit të Qendrës, falënderoi LDS Charities dhe Komunën e Shtimes për realizimin e këtij projekti, i cili përmirëson kushtet e punës dhe ofrimit të shërbimit në këtë qendër.


MË SHUME NGA Kosovë