18:14 / 12.10.2020
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e bulevardit të Kamenicës
Kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e bulevardit të qytetit janë duke vazhduar sipas planit dinamik të punëve.
Ndërsa ka njoftuar se aktualisht punimet janë duke u kryer në fazën e trajtimit të dyshemesë së bulevardit me zhavorr.

“Me punë dhe shumë përkushtim arrihet çdo gjë. Faleminderit kolegëve që po angazhohen duke dhënë maksimumin në implementimin e këtij projekti”, ka shkruar Kastrati në Facebook.


























