Mbyllet shkolla “Pjetër Bogdani”, tre mësimdhënës dhe një teknik me Covid
BKT
Kosovë

Mbyllet shkolla “Pjetër Bogdani”, tre mësimdhënës dhe një teknik me Covid

Shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është mbyllur për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

Shala pohoi se tashmë kjo shkollë do të kalojë në skenarin C, mbajtjen e mësimit online.

“Shkolla Pjetër Bogdani ka kaluar në skenarin C-mësim online me rekomandim të IKSHPK-së. Kanë rezultuar pozitivë tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 68 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm në Prishtinë 21./telegrafi


MË SHUME NGA Kosovë