Maskat e detyrueshme në publik, duhani i kushton 400 euro një italianeje
BKT
   Kuriozitete

Maskat e detyrueshme në publik, duhani i kushton 400 euro një italianeje

Uli maskën për të pirë duhan gjatë pushimit të punës dhe tashmë duhet të paguajë 400 euro gjobë. Kjo ngjarje është regjistruar në Pavia të Italisë, ku një bariste u sanksionua nga policia jashtë lokalit ku ajo punonte pasi “nuk mbante maskën në një zonë me fluks të madh njerëzish”.

Pronarja e baristes Samanta u shpreh se do ta kundërshtojë këtë gjobë pasi ishte e panevojshme dhe sepse të gjithë i zbatonin me përpikmëri rregullat e vendosur për koronavirusin. Ajo shton se në momentin që efektivët gjobitën punonjësen e saj në lokal kishte shumë pak klientë të cilët ishin në një largësi të konsiderueshme.

Vendosja e maskës në ambientet e hapura po bëhet një masë e përhapur në shumë vende të Evropës.