VIDEO-Luftëtarë në kohë lufte e mësimdhënës në kohë paqeje
BKT
Kosovë

VIDEO-Luftëtarë në kohë lufte e mësimdhënës në kohë paqeje

45 vjet punë në arsim e bëri të jetë personalitet të njohur për komunitetin e tij lokal e më gjerë. Megjithatë ishte bashkëluftuar më nxënësit e tij tash heronj ndërsa edhe mësimdhënës i fëmijëve të heronjve. Ndërsa tash në kohë pensioni vazhdon me hobin e tij.

Zenel Hajrizi, RTK

Mësimdhënësi Izet Krivanjeva nga Kaçaniku është gëzuar pensionin meritor. Koha e kishte sfiduar megjithatë thotë që e ka një pasuri të pazëvendësueshme, nxënësit e tij të cilët arritën ngritje profesionale dhe disa nga ata e fituan pavdekësinë duke ia lënë tua mësoj edhe fëmijët e tyre.

“E ajo më e vlefshmja por për mua më e dhimbshmja ka qenë që disa ish nxënës të mi që kam qenë në luftë bashkë me ta me të vërtetë dhanë edhe jetën për këtë liri të Kosovës. Është kënaqësi e veçantë kur ta pash sot fëmiun e dëshmorit ka mbërri me të pritë në një resor apo zyrë të punës ku ka depërtur, ka krye fakultetin të drejtohet dhe të pret ashtu me kënaqësi dhe të kryen punë”, tha ai.

Ka momente të cilat mbeten në kujtesë. Njëri nga ato gjatë një vizite në Gjermani me nxënës të familjeve të dëshmorëve, ndërsa rastisi ti dhuroja një eurodeputetetje dhuratë artizanale në shenjë respekti për sensibilizim të çështjes së Kosovës thot Krivanjeva.

“I them përkthyesit djalit të Kemajlit Lulit, thom përktheja këtë çka kam shkruar në shenjë respekti zonjës Sibel për ngritjen e zërit në Parlamentin Europjan për çështje të Kosovës edhe kur ja ka përkthyer ai ajo më përqafoi, përshëndeti dhe tha " Nuk do ta mbaj këtu në zyrën time në Gjermani këtë punim por do ta çoj në zyrën e Parlamentit Evropian në Bruksel"”, tha ai.

Kujtimet për shokët e idealit dhe fëmijët e tyre ish nxënës të mi dhe punimet artizanale tash kur kam kohë më shumë më begatojnë mozaikun e përjetimit të lirisë me familjen time në vend dhe mërgatë thotë mësimdhënësi Izet Krivanjeva nga Kaçaniku.


MË SHUME NGA Kosovë