Statuja “Jezusi i pastrehë” raportohet në polici 20 minuta pas instalimit

Statuja “Jezusi i pastrehë” raportohet në polici 20 minuta pas instalimit

Një skulpturë e “Jezusit të pastrehë ishte instaluar në stolin e një parku pranë kishës së St. Barnabas në Bay Village, Ohio, për të sensibilizuar ndaj problemit të njerëzve të pastrehë në botë.

Por brenda 20 minutave një rezident lokal konfirmoi arritjen e qëllimit nga artisti, duke i telefonuar policisë.

Instalacioni artistik është një ekzibicion udhëtues dhje sipas kishës së St. Barnabas incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera ku ajo është vendosur.

Po, disa minuta pas vendosjes së statujës, policia u dërgua atje për të hetuar mbi raportimin për një njeri që po flinte në stolin e parkut. Diçka e tillë paska ndodhur edhe më parë me instalacionet e statujës së ‘Jezusit të Pastrehë’ në SHBA dhe Kanada. Telefonuesi sigurisht kishte marrë policinë prej shqetësimit të vërtetë, dhe oficeri që u përgjigj kishte thënë me mprehtësi se dëshironte të mësonte më shumë për veprën e atit dhe mesazhin që ajo përçon”, thuhej në deklaratën e kishës.

Vepra është krijuar nga skulptori kanadez  Timothy Schmalz, dhe më vonë është blerë nga bamirësia “Community West Foundation”  e cila udhëtopn me të në kisha e organizata të ndryshme fetare që prej tetorit 2018. Ajo do të qëndrojë në kishën e St. Barnabas në Ohio deri më 1 dhjetor.