Bujqve e fermerëve të Obiliqit u kompensohen dëmet e bëra nga vërshimet

Bujqve e fermerëve të Obiliqit u kompensohen dëmet e bëra nga vërshimet

Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të komunës së Obiliqit, sot, kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, ku pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermër përfitues dhe vlerë totale e kompenzimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal. Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermër përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€.

Me këtë rast, Kryetari Gashi, është shprehur se përkushtimi në përkrahjen e bujqve do të vazhdojë, duke vlerësuar se sektori i bujqësisë është njëri ndër sektoret me rëndësi jetike për qytetarët e Obiliqit.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Të nderuar qytetarë,

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se në kuadër të drejtorisë komunale të Bujqësisë, sot kemi filluar me pagesat e demëve në kulturat bujqësore të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermër përfitues dhe vlerë totale e kompenzimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal. Njëkohësisht, kemi filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermër përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€.

Ne, jemi të përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të sektorit bujqësisë si njëri ndër sektoret me rëndësi jetike për qytetarët tanë!


MË SHUME NGA Nacionale