Gështënja dhe prodhimet vendore promovohen në një panair në Deçan

Gështënja dhe prodhimet vendore promovohen në një panair në Deçan

Sot në Deçan është mbajtur panairi tradicional i gështenjës, i cili ka mbledhur kultivues të shumtë, me qëllimin të promovimit dhe shkëmbimit të përvojës ndërmjet tyre.

Hapja e panairit u bë nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili u shpreh se janë duke punuar për promovim sa më të mirë të komunës që ai drejton.

 “Është viti i dytë që dita e gështenjës po mbahet me aktivitete tradicionale. Është një lloj falënderimi sepse ka qenë fryt që ekonomit familjare e kanë përdorur si produkt të mirë, në standardin e tyre jetësor. Po ashtu, ka pasur disa aksesor që e kanë përmbushur këtë ditë, siç janë piktorët. Kemi pasur edhe një panair të produkteve vendore të cilat i prodhon Deçani, si dhe ansamblin e valleve. Do të përmbyllet me një drek tradicionale që e ka si pretendim prezantimin e gastronomisë vendore”, ka thënë ai.

Derisa, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ditën e gështenjës e cilëson shumë të veçantë, për shkak të kontributit që kjo e fundit ka dhënë për ekonomit familjare, të kësaj ane.

Përveç kësaj, ministrja Dumoshi, ka theksuar se kanë përkrahur këtë komunë me 18 projekte të ndryshme kapitale.

 “Sot jemi në Deçan, është festivali tradicional i gështenjës. MKRS e ka mbështet kjo është e një rëndësie të veçantë, sepse në këto bjeshkë kultivohet gështenja e cila është e rrallë. Qytetarët e Deçanit tradicionalisht e kanë kultivuar, e cila iu ka dashtë për ekonomit e veta familjare. Përveç gështenjës, është edhe organizimi i piktorëve, që këto ditë kanë pikturuar për gështenjën. Ne si MKRS kemi investuar mjaft në këtë komunë diku me 18 projekte të ndryshme kapitale”, ka thënë Dumoshi.

Përveç promovimit të gështenjës, u promovuan edhe prodhime vendore, ekspozimi i pikturave kushtuar kësaj dite si dhe ansambli i këngëve e valleve.


MË SHUME NGA Nacionale