Parashikohet një garë e fortë në `bastionin` e LDK-së në Podujevë

Parashikohet një garë e fortë në `bastionin` e LDK-së në Podujevë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se nuk ka kandidatë të denjë nga subjektet tjera politike për të fituar Podujevën.

Bulliqi në Info Magazine deklaroi se zgjedhjet janë shtyrë teje mase dhe do duhej të mbaheshin tani kur ka më pak raste infektimesh me COVID-19.

“Data 29 nëntor është një datë e cila është shtyrë tejmase për neve pasi kjo periudhë kohore ka qenë e qete sa i parkete pandemisë dhe rritjes së rasteve por ky është një vendin që duhet respektuar”.

“Edhe ne gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë aktiv dhe shpresoj që të mbyllim mbarë këtë proces”.

Bulliqi mes tjerash deklaroi se qytetarët janë ngopur me keq menaxhim nga kryetarët e mëhershëm.

“Jemi shumë të bindur që LVV do t’i fitoj këto zgjedhje pasi qytetarët e Podujevës janë ngopur me keq menaxhim dhe punë të keqe, uroj dhe shpresoj që verdikti i qytetarëve të shkojë në favor të LVV-së.

Asnjë kandidat nuk e shohim të denjë kemi parë sa shumë keqpërdorime ka pasur, kanë manipuluar me qytetarë ku edhe oborret e shtëpisë ua kanë shtruar me një shtresë asfalt”.

“Për atë kohë sa e patëm nivelin qendror treguam se si duhet qeveriset vendi dhe pas datës 29 besoj se qytetarët e Podujevës do të frymojnë lirshëm” deklaroi Bulliqi.

“Kjo periudhë e shkurtër kohore deri tek zgjedhjet e rregullta lokale do të bëjmë sanimet në administratën lokale që gjatë gjithë kësaj periudhe kohore kanë qenë pa mbikëqyrje dhe mendoj se në radhë të parë duhet të krijojmë një rend në administratën komunale pastaj të kalojmë tjetër kah”.

Bulliqi mes tjerash deklaroi se do të ruajnë maksimalisht shëndetin e qytetarëve.

“Gjithandej janë mbajtur edhe zgjedhje nacionale se jo vetëm lokale por do të bëjmë maksimumin e mundshëm që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe respektimin e masave të dhëna nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike”.

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhjet që do të mbahen më 29 nëntor.

“Jemi të gatshëm, të përgatitur… Besojmë se do të vazhdojmë të qeverisim me Podujevën sikur këto 20 vjet”, është shprehur Rudari,

Sa i përket kundërkandidatëve, Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes dhe Naim Fetahut të PDK-së, ai është shprehur se nuk i sheh si rivalë në garën zgjedhore.

“Asnjërin prej tyre nuk e shoh si kandidat serioz. Të dy kanë qenë aktivistë të LDK-së. Kanë menduar se do ta gjejnë veten më mirë në subjektet tjera. Nuk ndihem i rrezikuar, jam shumë i sigurt se do të fitojmë pa balotazh”.

Rudari ka thënë se ndër projektet kryesore që di t’i realizojë në mandatin e ri janë përfundimi i sheshit të qytetit dhe kolektori i ujërave të zeza, si dhe ndriçimi publik.