Edhe sot kryeson Prishtina, 72 raste të reja me Covid-19 në kryeqytet
Gjatë 24 orëve të fundit pozitivë me Koronavirus kanë rezultuar 124 persona.
Edhe sot për nga numri i të infekturëve po kryeson Prishtina me 72 raste.
Zemaj ka bërë thirrje të respektohen me përpikmëri masat.
Postimi i plotë:
Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.
Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.
Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.
Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!
Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.























