Bahtiri inspekton punimet në projektet që po realizohen përgjatë lumit Ibër
BKT
Kosovë

Bahtiri inspekton punimet në projektet që po realizohen përgjatë lumit Ibër

Punimet që po bëhen përgjatë lumit Ibër si dhe projektit i ujërave të zeza janë inspektuar nga i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahitri i cili ishte i shoqëruar me drejtorin e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Besnik Beka.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri është shprehur mjaft i kënaqur me dinamikën e punimeve që po kryhen në rregullimin e shtratit të lumit Ibër, si dhe në ndërtimin e kanalizimeve pjesë e projektit të Impiantit për menaxhim të ujërave të zeza, duke potencuar se janë ndër projektet më madhore dhe më të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës.

Projekti për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, përveç murit mbrojtës i cili është duke u ndërtuar do të ketë edhe shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, që do të jetë atraksion i vërtetë turistik, dhe do të ofroj edhe mundësi të tjera rekreacioni jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës por edhe të tërë Kosovës.

Këto projekte janë duke u realizuar si bashkëfinancim në mes të Komunës së Mitrovicës si dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 


MË SHUME NGA Kosovë