Zbulohet “industria” 300 mijë vjeçare

Zbulohet “industria” 300 mijë vjeçare

Speciet e para humane zbuluan zjarrin një milion vjet më parë, duke ndryshuar jetën tërësisht, pasi i lejoi të ngroheshin, të piqnin ushqimin dhe të mbroheshin nga kafshët e egra. Së fundmi, në një shpellë në Izrael janë gjetur gjurmë veglash në gur të përpunuara rreth 300 mijë vjet më parë.

Sipas studimit, mbi dy lloje veglash prej guri, ato janë përpunuar me 259 dhe 413 gradë Celsius, ndërkohë që këto materiale po të përpunoheshin në 447 gradë therrmoheshin.

Pra ata kishin njohuri dhe studiuesit nuk dinë të japin një përgjigje sesi njerëzit para 300 mijë vjetësh, teorikisht shumë të pazhvilluar,të dinin cilat ishin temperaturat e duhura për materiale të ndryshme, por edhe vetë matjen e saj.

Gjurmët janë gjetur në shpellën “Qesem” në Izrael, ndërkohë janë dhe më të lashta prova të përdorimit të zjarrit të zbuluara deri më sot. Më të lashtat e gjetura para tyre ishin ato në Afrikën e Jugut, në Pinnacle Point, që i përkasin një periudhë prej 164 mijë vjetësh më parë.