I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.

Ai quhet ‘Pater Noster – Një Shtëpi në Horizont’, dhe gjendet në ishullin Hamneskar, 22 milje nga Gothenburg në bregun perëndimor të Suedisë.

Hoteli unik ka nëntë dhoma që mund të strehojnë 18 mysafirë. Po ashtu ka një kafene dhe një restorant, në një hapësirë që mund të konsiderohet pa frikë, krejtësisht intime por dhe e frikshme.