Shpenzon 20 000 euro për t’u dukur si Barbie

Shpenzon 20 000 euro për t’u dukur si Barbie

Një i ri çek, i cili ka shpenzuar rreth 20 000 euro për t’u dukur si Barbie, shprehet i habitur nga fakti se pamja e tij e re nuk i pëlqen edhe aq shumë femrave.

Honza Šimša shkon në punë i veshur si mashkull dhe thotë se pëlqen femrat, por në kohën e lirë dëshiron të duket si femër, duke vendosur qerpikë të gjatë, duke veshur taka dhe paruke.

“Mund të vishem dhe të dukem si femër, por në mendjen time jam mashkull 100%. Më tërheqin femrat, por disa nga ato e kanë problem pamjen time të jashtme. Dua që edhe femrat me të cilat dal të duken si Barbie”, shprehet 26-vjeçari i cili ka bërë edhe modifikime në fytyrë për t’u dukur si kukull.