“Një ditë shumë e trishtë, gjithë ai uiski i shkuar dëm”

“Një ditë shumë e trishtë, gjithë ai uiski i shkuar dëm”

Një burrë në Irlandë është xhiruar duke thyer dhjetëra shishe uiski dhe vere në një supermarket. Arsyeja e tërbimit të tij ishte se i ishte kërkuar që të vendoste maskën.

Klipi i regjistruar në Drogeda tregon 33-vjeçarin duke hedhur në tokë pijet alkoolike.

Personi që xhiroi videon dhe e hodhi në rrjetet sociale tha: “Një ditë shumë e trishtë. Ishte e vështirë të shikoje të gjithë ato shishe uiski dhe verë që shkuan dëm”.