16 nxënës dhe katër mësimdhënës me Covid-19, mbyllet shkolla në kryeqytet

16 nxënës dhe katër mësimdhënës me Covid-19, mbyllet shkolla në kryeqytet

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë është marrë vendim që të mbyllet nga e hëna.

Rastet që janë paraqitur me koronavirus në këtë shkollë kanë bërë që të merret ky vendim.

Janë 16 nxënës dhe katër mësimdhënës që janë të infektuar, prandaj me vendim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ky institucion kalon për dy javë të plota me mësim nga skenari A në skenarin C.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli./KlanKosova


MË SHUME NGA Nacionale