Parashkimi i motit për fundjavë

Parashkimi i motit për fundjavë

Fusha të presionit të ulët që kanë depërtuar mbi Itali, ditëve të fundjavës do të përfshijnë edhe rajonin tonë.

Të shtunën vranësirat gradualisht do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje të dobëta shiu.

Ditën e diel kalimi i një fronti të ftohtë sjell rënie të lehtë të temperaturave, si dhe reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullimë.

Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë në mëngjes në vise të ulëta do të ketë mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën vranësirat do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe përgjatë natës priten reshje të dobëta shiu.

Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 21C, e në vise malore 7C deri 18C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 3.

Ndërkohë të dielën herët në mëngjes vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu.

Ditën vranësira dhe diell, e priten edhe reshje lokale shiu me mundësi edhe për ndonjë bubullimë.

Temperaturat në rënie të lehtë, në vise të ulëta 8C deri 17C, e në vise malore 6C deri 11C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 2.


MË SHUME NGA Nacionale