Egzona Ferati e zhdukur para 6 ditësh është gjetur e gjallë
BKT
Kosovë

Egzona Ferati e zhdukur para 6 ditësh është gjetur e gjallë

Egzona Ferati, vajza e zhdukur nga Skenderaj që nga 19 tetori, është gjetur sot në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shkruar në Facebook, se tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojnë për gjendjen e saj shëndetësore.

“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.


MË SHUME NGA Kosovë