21:28 / 26.10.2020
Kuçi merr besimin e Haradinajt për të rikandiduar për kryetar të Junikut
Kryetari i Komunës së Junikut, njëherësh edhe kryetar i Degës së AAK-së në Junik, Agron Kuçi ka marrë besim dhe përkrahjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për të rikandiduar edhe për një mandat për kryetar të Komunës së Junikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm, njofton Aleanca për Junik, përmes një postimi në Facebook...
Gjatë 11 viteve udhëheqje me Komunën e Junikut, Kuçi ka marrë me dhjetëra çmime e mirënjohje nga organizata ndërkombëtare e vendore, puna e mirë e efektive me ndikim në mirëqënien e qytetarëve bëri që Komuna e Junikut të shpallet për tri herë me radhë komuna e parë në Kosovë me performancën më të mirë.























