Aksident në Podujevë, lëndohen shtatë persona
BKT
Kosovë

Aksident në Podujevë, lëndohen shtatë persona

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërkaq njësitet e trafikut janë duke kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku si pasojë e tij, shtatë persona kanë pësuar lëndime.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Më 27.10.2020 rreth orës 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.

Ndryshe ai shtoi se apelojnë tek të gjithë drejtuesit që të jenë me vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve dhe të zbatojnë rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun.


MË SHUME NGA Kosovë