​Rukiqi: Të zbatohen ligjet e rimëkëmbjes,në të kundërtën do të ketë kolaps

​Rukiqi: Të zbatohen ligjet e rimëkëmbjes,në të kundërtën do të ketë kolaps

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje. Vetëm të martën në vend janë shënuar 281 raste të reja me COVID-19.

Për çka kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi thotë se çdo plan për masa kufizuese shtesë duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe me fonde shtesë për përkrahjen e sektorëve të goditura nga pandemia COVID-19, në të kundërtën thotë se do të ketë kolaps.

“Shtetet qe po mbyllen prape (ne teresi, apo pjeserisht), kane siguruar fonde dhe buxhete për te përkrahur sektorët qe po goditen nga masat parandaluese anti-COVID. E ne? As një ligj bazik për rimëkëmbjen, nuk po arrijme ta miratojmë me jave te tera. Cdo plan për masa kufizuese te reja (nese shfaqet nevoja per to), duhet te percjellet me zbatim urgjent te Ligjit te Rimekembjes dhe me fonde shtese per perkrahje te sektoreve me te goditur. Ne te kunderten, KOLAPS”, ka shkruar Rukiqi. 


MË SHUME NGA Nacionale