Ngritet aktakuzë ndaj personit që tentoi të djegë një veturë

Ngritet aktakuzë ndaj personit që tentoi të djegë një veturë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit E.J., për shkak të veprës penale zjarr-vënie.

I dyshuari, më 13 qershor 2020, i shtyrë nga motive të ulëta, si rezultat i mendimeve e qëndrimeve të tij personale, i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimeve në portalin “Jepi zë”, me dashje ka tentuar t’i vë flakën veturës të dëmtuarit, gazetarit Shkumbin Kajtazi.

I pandehuri E.J., fillimisht e mbush një shishe të plastikës me benzinë, e stërpikë veturën në pjesën e motorit dhe në gomën e parë të veturës, dhe me një letër të ndezur tenton t’i vë flakën veturës, por me të dëgjuar alarmin e veturave të policisë ikë nga vendi i ngjarjes, duke mos arritur kështu ta realizojë qëllimin e tij.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.


MË SHUME NGA Nacionale