Kopshti “Shkronjat” në Prishtinë pranon 50 pako me materiale didaktike

Kopshti “Shkronjat” në Prishtinë pranon 50 pako me materiale didaktike

Kopshti “Shkronjat” në Prishtinë, ka pranuar 50 pako me materiale didaktike, nga UNICEF-i. Kryetari i Prishtinës tha se investimi më i madh që bëjmë si shoqëri është investimi në edukimin e hershëm të fëmijëve.

Postimi i plotë i tij:

Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri duhet të jetë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që të kemi fëmijë të lumtur dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen!

Sot kemi pranuar 50 pako me materiale didaktike për kopshtin “Shkronjat” që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së mësimit përmes lojës në mënyrë që të përmbushën të gjitha nevojat për zhvillimin e shëndoshë të fëmijëve të moshave 0-3 dhe 3-6 vjec.

Falënderojmë UNICEF-in për këtë donacion të vecantë dhe alpinisten Uta Ibrahimi që u bë pjesë e kësaj iniciative duke dhuruar librin me tregim dhe librin per ngjyrosje “Uta e Maleve”.


MË SHUME NGA Nacionale