Burger King iu bënë thirrje klientRrethanat ëve të porosisin nga McDonald’s
BKT
   Kuriozitete

Burger King iu bënë thirrje klientRrethanat ëve të porosisin nga McDonald’s

Rrethanat e rënda të pandemisë kanë shtyrë edhe rivalët më të mëdhenjë që t’i zgjasin dorën njëri tjetrit.

Menaxhmenti i Burger King në Mbretërinë e Bashkuar iu ka bërë thirrje klientëve të blejnë nga rivali i tyre më i fuqishëm McDonald’s dhe firmat e tjera si pasojë e rrethanave.

Deklarata e tyre thotë: “Ne nuk e kemi menduar ndonjëherë se do ju kërkonim këtë. Njësoj se si nuk e kemi menduar se do iu inkurajonim që të porosisni nga KFS, Subway, Domino’s Pizza, Pizza Hut, Five Guys, Greggs, Taco Bell, Papa John’s, Leon… ose cilado kompani tjetër e ushqimeve, që janë të shumta në numër për t’i përmendur të gjitha këtu. Shkurt, porosisni nga cili do nga motrat tona”.

“Ne kurr nuk menduam se do ju kërkonim këtë, por restorantet që kanë me mijëra punëtorë kanë shumë nevojë për mbështetjen tuaj në këtë moment”.

“Pra, nëse doni të ndihmoni, bleni vetes vakte të shijshme  përmes dërgesave në shtëpi, ose duke e marrë me vete. Të merrni një Whopper është gjithmonë më së miri, por edhe nja Big Mac nuk është aq keq”.

Kjo thirrje nga Burger King ishte me të vërtetë emocionuese për disa persona, sepse tregon solidarizimin e tyre me qytetarët që punojnë në këto kompani, duke e lënë mënjanë rivalitetin.

Shumë persona duhet të ndjekin këtë shembull. Të gjithë duhet të lënë mënjanë dëshirat dhe përfitimet vetjake, nëse duam që të dalim nga kjo situatë sa më mirë që është e mundshme.