Nga vijnë tsunamit dhe çka duhet të dimë rreth tyre?
BKT
   Kuriozitete

Nga vijnë tsunamit dhe çka duhet të dimë rreth tyre?

Pasi që ne jetojmë në një vend pa dalje në det, ne nuk kemi probleme me tsunami, por nëse ne ndodhemi ndonjëherë të rrezikuar nga një situatë e tillë, ja se çfarë duhet të dimë.

Tsunamit shkaktohen kryesisht nga tërmetet nënujore dhe shpërthimet vullkanike nënujore, të cilat ngrenë ose ulin thellë shtratin e detit dhe, si rezultat, lëvizin masa të mëdha uji.

Deri më tani, mekanizmat e cunamit nuk janë studiuar plotësisht, dhe shpesh është e vështirë të zbulosh një valë të rrezikshme që afrohet pasi që në fillim, nuk është aq e lartë sa të fillosh të lëshosh alarmin.

Tsunami më i madh u regjistrua më 9 korrik 1958, në Alaskë. Në atë ditë, lartësia e valës tejkaloi 500 m dhe zhvilloi një shpejtësi prej rreth 160 km / h.

Ekzistojnë disa rregulla sigurie kur një cunami po afrohet: në shenjën e parë të rrezikut, menjëherë largohuni nga bregu.

Sa më lart të jeni mbi nivelin e detit, aq më mirë. është e dëshirueshme që lartësia të jetë së paku 30-40 metra.

Shmangni përrenjtë, lumenjtë ose çfarëdo lloji tjetër të rezervuarëve të ujit, mos merrni me vete gjëra të panevojshme dhe mos harroni: cunamit zakonisht kanë disa valë, prandaj mos u nxitoni poshtë derisa të jeni i sigurt se katastrofa është zhdukur.